Mickoski thotë se ka shumicë prej dy të tretave: Së shpejti bëhet qeveria e re
Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, siguron se në Kuvend ka mbështetjen e mbi 80 deputetëve. Pas marrjes së mandatit, ai tha se mund të votojnë qeverinë që nesër, por për rikompozimin e ministrive, si dhe për ndryshimet e paralajmëruara me sistemin gjyqësor-prokuror, duhet shumica prej 2/3. “Pres që qeveria e re […] The post Mickoski thotë se ka shumicë prej dy të tretave: Së shpejti bëhet qeveria e re appeared first on InfoShqip.com.
Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, siguron se në Kuvend ka mbështetjen e mbi 80 deputetëve. Pas marrjes së mandatit, ai tha se mund të votojnë qeverinë që nesër, por për rikompozimin e ministrive, si dhe për ndryshimet e paralajmëruara me sistemin gjyqësor-prokuror, duhet shumica prej 2/3.
“Pres që qeveria e re të zgjidhet para afatit. Teorikisht, ne mund të votojmë ende nesër për qeverinë. Por në përputhje me planet për rikompozimin e qeverisë të pranuara nga partnerët tanë të koalicionit, na duhet një shumicë prej 2/3”.
“Krahas kësaj na duhen 80 deputetë për detyrën kyçe, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe këtë do ta bëjmë duke shpërbërë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ju siguroj se kemi mbi 80 deputetë”, tha Mickoski.
Ndryshe, ai sot nga presidentja e vendit e mori mandatin për formimin e qeverisë së re, ndërsa afat për ta bërë këtë ka 20 ditë.
The post Mickoski thotë se ka shumicë prej dy të tretave: Së shpejti bëhet qeveria e re appeared first on InfoShqip.com.