Mickoski uron pavarësinë e vendit: Kjo gjeneratë ka për detyrim t’i korrigjojë gabimet dhe të krijojë të ardhme për të gjitha gjeneratat e ardhshme
Sot shënohet pishtari më i madh i ekzistimit të shtetit maqedonas, akti final pas luftës shekullore për liri dhe pavarësi ose siç do të thuhej dita mbi ditët – 8 Shtatori, festa e pavarësisë sonë, shkroi kryeministri Hristian Mickoski në faqen e tij në Fejbuk me rastin e Ditës së Pavarësisë. “Në këtë ditë për […]
Sot shënohet pishtari më i madh i ekzistimit të shtetit maqedonas, akti final pas luftës shekullore për liri dhe pavarësi ose siç do të thuhej dita mbi ditët – 8 Shtatori, festa e pavarësisë sonë, shkroi kryeministri Hristian Mickoski në faqen e tij në Fejbuk me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Në këtë ditë për herë të parë në sheshin Maqedonia ku u kremtua pavarësia u dëgjuan fjalët “Urime Republikën sovrane dhe të lirë të Maqedonisë”. Në të njëjtën kohë, të mos harrojmë se 8 Shtatori është aspirata e mijëra luftëtarëve të mëparshëm për vend të lirë dhe të vetin. Në atë kohë po ndërtoheshin themelet e Republikës dhe u krijuan institucionet, por edhe sot kemi beteja që duhet t’i fitojmë së bashku, të ndryshme, edhe pse të ndryshme, por po aq të rëndësishme”, thekson Mickoski.
Duhet të fitohet dëshpërimi, shtoi Mickoski, të cilin na e lanë edhe krimi dhe korrupsioni të cilët sot janë problemet më të rëndësishme kundër të cilave luftojmë. Çdo atom nga forcat ta investojmë në ndërtimin e së ardhmes siç e meriton çdo njeri.
“Këtë herë shteti e ka radhën dhe ne po ia kthejmë popullit. Le të krijojmë një vend me qytetarë të lumtur dhe një ekonomi të fortë. Një shoqëri që do t’i përgjigjet nevojave reale dhe do të ofrojë zgjidhje reale. Le të shpëtojmë njerëzit tanë këtu në atdheun tonë. Kjo gjeneratë ka detyrimin të korrigjojë gabimet dhe të krijojë një të ardhme për të gjithë që vijnë. Kjo është beteja jonë e përbashkët dhe së bashku luftojmë dhe së bashku do ia dalim! Qoftë një ditë e lumtur dhe e përjetshme e pavarësisë. Zoti e bekoftë Maqedoninë!”, thekson kryeministri në urimin me rastin e Ditës së Pavarësisë.