Mickoski: Vendimi i kryetarit të Strumicës për largim nga BNJVL është i gabuar
Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendimi i kryetarit të komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov që ta braktis BNJVL-në është i gabuar dhe se ky është vendim i tij personal, e jo i komunës. “Nuk besoj se Strumica ka marrë vendim për braktisjen e BNJVL-së, atë e ka marrë kryetari i komunës së Strumicës. Sipas meje, […]
Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendimi i kryetarit të komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov që ta braktis BNJVL-në është i gabuar dhe se ky është vendim i tij personal, e jo i komunës.
“Nuk besoj se Strumica ka marrë vendim për braktisjen e BNJVL-së, atë e ka marrë kryetari i komunës së Strumicës. Sipas meje, ky është vendim i gabuar, por vendim është i tij, edhe pse mendoj se është marrë në një gjendje specifike dhe mendoj se nevojitet në fillim të konsultohet me Këshillin dhe nëse edhe Këshilli ashtu pa përgjegjësi sillet ndaj banotrëve të Strumicës, atëherë le ta kenë me fat”, tha Mickoski pas konferencës për shtyp në Qeveri.
Pret që në zgjedhjet e ardhshme lokale, Strumica të ketë kryetar, i cili, siç tha, do të mendojë për banorët e Strumicës, e jo për frustracionet personale dhe partiake.