Milan rikthehet fuqishëm! Allegri zbulon sekretin e suksesit me këta dy lojtarë
Massimiliano Allegri dhe Igli Tare do të jenë arkitektët kryesorë të Milanit të ri. Pas një sezoni sfidues, ku vendi i tetë në renditje la shije jo të mirë, klubi kërkon rimodelim të matur dhe strategjik. Trajneri italian po kërkon të ndërtojë një skuadër që bazohet mbi tre vlera themelore: rregull, përgjegjësi dhe unitet. Këto […]


Massimiliano Allegri dhe Igli Tare do të jenë arkitektët kryesorë të Milanit të ri. Pas një sezoni sfidues, ku vendi i tetë në renditje la shije jo të mirë, klubi kërkon rimodelim të matur dhe strategjik.
Trajneri italian po kërkon të ndërtojë një skuadër që bazohet mbi tre vlera themelore: rregull, përgjegjësi dhe unitet. Këto janë parakushtet për të rikthyer Milanin në rrugën e suksesit, duke shmangur ndryshimet ekstreme që mund të dëmtojnë më tej klubin në një periudhë të shkurtër, transmeton ORAinfo.
Megjithatë, Allegri nuk dëshiron që skuadra të jetë vetëm efikase, por edhe argëtuese dhe e vendosur në fushë.
Në këtë proces, lojtarët kyç do të jenë Mike Maignan dhe Rafael Leao, të cilët pritet të jenë liderët kryesorë dhe pika referimi për gjithë grupin. Të dy u përmendën shpesh në konferencën për shtyp dhe gjatë stërvitjeve, duke treguar rëndësinë e tyre në planet e trajnerit.
Me themelet tashmë të vendosura, tani Allegri do të mundohet të ndërtojë dhe të zbatojë strategjitë që do të rikthejnë Milanin në nivelet më të larta. /ORAinfo/
