Zëvendësuesi i Theo Hernandez vjen nga Belgjika, kushton 10 milionë euro – Tare nis bisedimet
Pas largimit të pashmangshëm të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, drejtuesit e Milan janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë në krahun e majtë të mbrojtjes, raporton ORAinfo. Sipas mediave italiane, një nga kandidatët kryesorë është Archie Brown, mbrojtësi 23-vjeçar anglez që aktivizohet në Belgjikë te skuadra Gent. Brown ka kontratë […]


Pas largimit të pashmangshëm të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, drejtuesit e Milan janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë në krahun e majtë të mbrojtjes, raporton ORAinfo.
Sipas mediave italiane, një nga kandidatët kryesorë është Archie Brown, mbrojtësi 23-vjeçar anglez që aktivizohet në Belgjikë te skuadra Gent.
Brown ka kontratë me Gent deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro.
Igli Tare, drejtori i ri sportiv i kuqezinjve, ka nisur tashmë takimet e para për të kuptuar kushtet dhe gatishmërinë e lojtarit për të kaluar në Serie A.
Milan synon të mbyllë këtë transferim brenda afatit kalimtar të verës, në mënyrë që tekniku Paulo Fonseca ta ketë gati ekipin për fazën përgatitore dhe startin e sezonit të ri. /ORAinfo/
