Milani pranë një marrëveshjeje të madhe me një rival të Serisë A – sulmuesi që mund të zëvendësojë Giroud
Sipas raportimeve nga gazetari i njohur Matteo Moretto, gjatë një videoje në kanalin e Fabrizio Romano, Dovbyk është ofruar te Milani nga ndërmjetës të merkatos, ndërsa vlera e kartonit të tij pritet të shkojë deri në 40 milionë euro. Rossonerët nuk e kanë refuzuar idenë, dhe po analizojnë nëse transferimi mund të bëhet përmes formulës […]


Sipas raportimeve nga gazetari i njohur Matteo Moretto, gjatë një videoje në kanalin e Fabrizio Romano, Dovbyk është ofruar te Milani nga ndërmjetës të merkatos, ndërsa vlera e kartonit të tij pritet të shkojë deri në 40 milionë euro. Rossonerët nuk e kanë refuzuar idenë, dhe po analizojnë nëse transferimi mund të bëhet përmes formulës së huazimit me të drejtë blerjeje.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar publikisht se skuadra është në kërkim të një sulmuesi me karakteristika të ngjashme me Olivier Giroud. Tare ka theksuar se lojtari i ri duhet të jetë një qendërsulmues i vërtetë, i aftë të përshtatet me sistemin e lojës së Milanit, transmeton ORAinfo.
Dovbyk, i cili ka pasur një sezon të shkëlqyer në La Liga me Girona përpara se të transferohej te Roma, konsiderohet një profil interesant: fizik, i fortë në ajër dhe me ndjesi të lartë për golin – tipare që i përshtaten kërkesave të Milanit.
Për momentin, nuk ka negociata të avancuara, por emri i Dovbyk mbetet një alternativë reale nëse dështojnë pistat prioritare si Dusan Vlahovic, Victor Boniface apo Aleksandr Mitrovic.
Milani pritet të përshpejtojë operacionet për sulmuesin në fillim të gushtit, kur pritet edhe finalizimi i disa daljeve. /ORAinfo/
