Milani s’ndalet: Synon ‘bishën’ e United dhe dy super-sulmues të tjerë

AC Milan është futur fuqishëm në tregun e transferimeve me synimin për të gjetur sulmuesin ideal që do të udhëheqë repartin ofensiv në sezonin e ri. Pas largimit të mundshëm të një objektivi kryesor si Mateo Retegui drejt Arabisë Saudite, “Djalli” ka përqendruar vëmendjen te tre emra të mëdhenj: Dusan Vlahovic, Victor Boniface dhe Rasmus […]

Korrik 11, 2025 - 20:00
 0  5
Milani s’ndalet: Synon ‘bishën’ e United dhe dy super-sulmues të tjerë

AC Milan është futur fuqishëm në tregun e transferimeve me synimin për të gjetur sulmuesin ideal që do të udhëheqë repartin ofensiv në sezonin e ri.

Pas largimit të mundshëm të një objektivi kryesor si Mateo Retegui drejt Arabisë Saudite, “Djalli” ka përqendruar vëmendjen te tre emra të mëdhenj: Dusan Vlahovic, Victor Boniface dhe Rasmus Hojlund.

Sipas raportimeve nga Il Giorno, drejtuesit e kuqezinjve po eksplorojnë mundësinë e një transferimi të Rasmus Hojlund nga Manchester United. Sulmuesi danez iu bashkua “Djajve të Kuq” verën e kaluar për plot 83 milionë euro, por deri më tani nuk ka arritur të bindë plotësisht, me vetëm 14 gola në Premier League në dy sezone. Një transferim në Milano mund t’i rikthente formën dhe vetëbesimin, por mbetet për t’u parë nëse United do të jetë i gatshëm të pranojë një ofertë më të ulët nga ajo që investoi, transmeton ORAinfo.

Ndërkohë, Victor Boniface i Bayer Leverkusen shihet si një nga sulmuesit më të frikshëm të sezonit të fundit në Bundesliga, ndërsa Dusan Vlahovic i Juventusit mund të rezultojë një goditje e madhe nëse bëhet i disponueshëm me një çmim të arsyeshëm.

Në këtë kohë kur edhe Atalanta ka hyrë në garë për një sulmues të ri pas shitjes së afërt të Retegui për rreth 60 milionë euro, konkurrenca në merkato sa vjen e rritet. Klube si Udinese, Napoli dhe Salzburg kanë gjithashtu lojtarë në radarët e ekipeve të mëdha.

Ndërkohë, një tjetër lajm i rëndësishëm vjen nga fronti i daljeve: Rafael Leao nuk do të largohet nga Milani, pavarësisht një oferte prej 60 milionë eurosh nga Bayern Munich, e cila është refuzuar menjëherë nga drejtuesit kuqezinj. Sulmuesi portugez do të jetë qendra e projektit të ri dhe nuk është në shitje.

Milani është në ndërtim të një skuadre ambicioze dhe një sulmues i klasit të lartë është hallka që mungon. Emrat janë aty – tashmë pritet lëvizja vendimtare. /ORAinfo/