Minatorët ende pa paga, nuk dihet se kur do t’i marrin ato
Minatorët e Trepçës ende nuk i kanë marrë pagat e qershorit dhe të korrikut. Por, për ta ende s’ka asnjë datë se kur do t’i kenë në llogari paratë për të cilat kanë derdhur djersën e tyre. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj ndërmarrje, Donika Osmani “Ende nuk kemi asnjë të re. […]
Por, për ta ende s’ka asnjë datë se kur do t’i kenë në llogari paratë për të cilat kanë derdhur djersën e tyre.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj ndërmarrje, Donika Osmani
“Ende nuk kemi asnjë të re. Porsa të kemi do t’ju njoftojmë. Jemi duke punuar që kjo të ndodh sa më shpejt”, tha ajo.
Edhe në njoftimin e para disa ditësh të Sh.a Trepça, thuhet se bordi i kësaj ndërmarrje po punon ngushtë me menaxhmentin dhe Qeverinë, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.
“Udhëheqja e ndërmarrjes e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, për të rifilluar punën e minierës me flotacion Trepça-Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes”, thuhej në njoftim.
Të premten e kaluar, tani ish-kryeshefi Bashkim Kurti, pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kishte paralajmëruar se pagat e minatorëve mund të dilni për këtë javë, por kjo deri më tani s’ka ndodhur.
Ndryshe, minatorët janë zotuar se përderisa nuk i marrin paratë që iu takojnë, nuk do ta nisin punën.