Ibrahimi: Për ne nuk është parti e rëndësishme ZNAM-i, është parti periferike
Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi tha se ZNAM është parti e parëndësishme dhe periferike që sipas tij, nuk është e rëndësishme se çfarë thonë dhe shtoi se temat që ata i diskutojnë, nuk i vënë para ndonjë detyrimi koalicionin VLEN, përcjell TV21. “Për neve nuk është ZNAM fare parti e rëndësishme, ZNAM është një parti […]
Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi tha se ZNAM është parti e parëndësishme dhe periferike që sipas tij, nuk është e rëndësishme se çfarë thonë dhe shtoi se temat që ata i diskutojnë, nuk i vënë para ndonjë detyrimi koalicionin VLEN, përcjell TV21.
“Për neve nuk është ZNAM fare parti e rëndësishme, ZNAM është një parti politike e vogël, periferike dhe nuk është fare e rëndësishme se çfarë thonë ata. Ata mund të flasin për çfarëdo çështje por kjo nuk na vë para asnjë detyrimi, qoftë për temën e flamurit, qoftë për tema të tjera”, tha Ibrahimi.