Protestë për drejtësi në Shkup: Sistemi harron, ne jo
Në Shkup sot është mbajtur një tjetër protestë për drejtësi nisur nga tragjedia në në diskotekën “Pulse” në Koçan ku mbetën të vdekur 61 persona, transmeton Portalb.mk. Qindra pjesëmarrës në marshin protestues sot lëvizën Qeveria drejt Këshillit Gjyqësor dhe Kuvendit, e më pas drejt Gjykatës Penale, ku u lexuan emrat e të vdekurve nga tragjeditë […]


Në Shkup sot është mbajtur një tjetër protestë për drejtësi nisur nga tragjedia në në diskotekën “Pulse” në Koçan ku mbetën të vdekur 61 persona, transmeton Portalb.mk.
Qindra pjesëmarrës në marshin protestues sot lëvizën Qeveria drejt Këshillit Gjyqësor dhe Kuvendit, e më pas drejt Gjykatës Penale, ku u lexuan emrat e të vdekurve nga tragjeditë e fundit në vend.
Nga marshimi protestues i organizuar nga nisma “Kush është i radhës”, pjesëmarrësit kërkuan drejtësi për të gjitha tragjeditë e tjera që na kanë ndodhur në periudhën e kaluar, ndërsa pankarta kryesore në tubimin e sotëm ishte “Sistemi është i radhës”.
Edhe në protestën e sotme, qytetarët edhe një herë duartrokitën mjekët dhe personelin mjekësor që kujdesen për të lënduarit nga zjarri tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan.
Nga “Kush e ka radhën” thonë se prej dy muajsh qytetarët kërkojnë ndryshim, “por asgjë nuk po ndryshon”.
“Pas katër protestave u shtuan aksidentet. Pas tre forumesh padrejtësia u rrit. Pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, deputetët u bënë të heshtur edhe më shumë”, thonë nga “Kush e ka radhën?”.
Përveç për drejtësi në rastin e Koçanit, “Kush e ka radhën” ka bërë thirrje për transparencë dhe drejtësi edhe në raste të tjera, përfshirë tragjeditë me Besa Trans, Durmo Tours, Onkologjinë dhe spitalin modular në Tetovë.
Dje lëvizja qytetare “Kush e ka radhën” dorëzoi në qeveri vendosjen e e-inspektorati.
Protestat e këtilla nisën menjëherë pas zjarrit të rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, ku jetën e humbën 61 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka kishte shkelje të shumta: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.