Ministri Limani thotë se ikja e të rinjve është politikë e thurur nga qeveritë e kaluara: Është koha që të ndërmarrim aksione!

Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani theksoi se të rinjtë janë në fokus të Programit të punës së qeverisë nga viti 2024 deri në vitin 2028, ku potencohet përkushtimi i saj i fuqishëm për krijimin e një shoqërie në të cilën të rinjtë mund të përparojnë. […] The post Ministri Limani thotë se ikja e të rinjve është politikë e thurur nga qeveritë e kaluara: Është koha që të ndërmarrim aksione! appeared first on InfoShqip.com.

gusht 12, 2024 - 17:00
 0  6
Ministri Limani thotë se ikja e të rinjve është politikë e thurur nga qeveritë e kaluara: Është koha që të ndërmarrim aksione!

Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani theksoi se të rinjtë janë në fokus të Programit të punës së qeverisë nga viti 2024 deri në vitin 2028, ku potencohet përkushtimi i saj i fuqishëm për krijimin e një shoqërie në të cilën të rinjtë mund të përparojnë. Siç përmendi ai, qëllimet e qeverisë janë krijimi i kushteve të nevojshme për të rinjtë e vendit për të ndërtuar një të ardhme në vend, për t’i forcuar ata përmes edukimit dhe zhvillimit të aftësive, për të inkurajuar pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe inovacionit. Limani për ikjen masive të të rinjve fajësoi qeveritë e kaluara.

“Të vetëdijshëm për ikjen e madhe të të rinjve në mërgim dhe alarmit që rinia e kërkon ardhmërinë diku jashtë, është koha që të ndërmarrim aksione dhe masa që ta ndalojmë këtë trend negativ, edhe pse unë mendoj se nuk është trend por politik e thurur në qeveritë e kaluara për këto 20 vjet. Kërkoj falje nëse diku kam bërë ndonjë gabim, por jam në terapi këto 3-4 ditë dhe nuk desha t’ua prish këtë ngjarje, sepse mbi të gjitha në jetën time janë të rinjtë. Të hapërojmë bashkë, por bashkë me të rinjtë, jo vetëm gojën plotë me të rinj dhe asgjë të mos bëjmë për ta. Bashkë të ndërtojmë shtet që do të jetë ardhmëri e sigurt për brezat tanë”, tha mes tjerash Limani./tv21.tv

The post Ministri Limani thotë se ikja e të rinjve është politikë e thurur nga qeveritë e kaluara: Është koha që të ndërmarrim aksione! appeared first on InfoShqip.com.