Ministrja Janevska: Nuk do të ketë libra për gjuhët e huaja, fëmijët mësojnë nga serialet
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se gjatë fillimit të vitit të ri shkollor nuk do të ketë libra të gjuhëve të huaja për nxënësit, përcjell TV21. Janevska tha se librat do të sigurohen nga viti i ardhshëm, ndërsa pohon se fëmijët fillojnë t’i mësojnë gjuhët e huaja nga serialet. “Nuk do të […]
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se gjatë fillimit të vitit të ri shkollor nuk do të ketë libra të gjuhëve të huaja për nxënësit, përcjell TV21. Janevska tha se librat do të sigurohen nga viti i ardhshëm, ndërsa pohon se fëmijët fillojnë t’i mësojnë gjuhët e huaja nga serialet.
“Nuk do të ketë libra për gjuhë të huaja, por libra për gjuhë të huaja do të ketë deri në vitin tjetër. Nuk do të ketë material të shtypur të letrës për gjuhët e bashkësive që do të publikohen në ueb faqen e Byrosë për Arsim, për shkak se bëhet fjalë për gjuhë, mësimdhënësit duke i përdorur ata materiale, do të mund t’u ligjërojnë nxënësve, ndërsa nëse ka nevojë, gjuha është e gjallë, e dini fëmijët fillojnë ta mësojnë edhe nga serialet, qëllimi është ta kuptojnë dhe ta flasin, e jo të mësojnë gramatikë për gjuhën që për ta është e huaj”, deklaroi Janevska./tv21.tv