Ilir Beqaj largohet nga kryesia e Kuvendit, ja çfarë u tha gazetarëve

Ilir Beqaj është larguar pak momente më parë nga Kryesia e Kuvendit, ku u paraqit në orët e para të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Beqaj erdhi në Kuvend nga ambjentet e burgut i shoqëruar nga forca policie. Ish-ministri i prangosur kishte vënë një xhaketë tek duart që të […]

Nëntor 12, 2024 - 23:00
 0  10
Ilir Beqaj largohet nga kryesia e Kuvendit, ja çfarë u tha gazetarëve

Ilir Beqaj është larguar pak momente më parë nga Kryesia e Kuvendit, ku u paraqit në orët e para të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Beqaj erdhi në Kuvend nga ambjentet e burgut i shoqëruar nga forca policie.

Ish-ministri i prangosur kishte vënë një xhaketë tek duart që të mos shiheshin prangat, teksa efektivët e shoqëronin nga furgoni i policisë në hyrjen e Kuvendit.

Të njëjtin veprim bëri edhe kur doli nga Kryesia rreth orës 19:45.

Ish ministri para se të futej në furgon, iu drejtua gazetarëve duke i thënë “ndjesë për pritjen”.