Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Me 85 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ka kaluar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë, raporton Ekonomia Online. Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë se kjo Marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi […]

maj 16, 2024 - 13:00
 0  6
Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë
miratohet-projektligji-per-ratifikimin-e-marreveshjes-kornize-ushtarake-mes-kosoves-dhe-turqise

miratohet-projektligji-per-ratifikimin-e-marreveshjes-kornize-ushtarake-mes-kosoves-dhe-turqise

Me 85 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ka kaluar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë se kjo Marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera.

“Në emër të ministrisë së Mbrojtjes paraqes për miratim Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë. Kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera”, ka thënë ai.