Misioni i SHBA-së në NATO: Një rajon stabil dhe i sigurt i Ballkanit Perëndimor është prioritet

Ruajtja e një rajoni të sigurt dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor është një prioritet për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, njoftoi misioni i SHBA-së në Aleancë. Njoftimi vjen pasi Misioni i SHBA në NATO priti gjashtë ekspertë nga Ballkani Perëndimor këtë javë, transmeton Portalb.mk. “Këtë javë ne kemi pritur gjashtë ekspertë nga Ballkani Perëndimor […]

dhjetor 13, 2024 - 12:00
 0  7
Misioni i SHBA-së në NATO: Një rajon stabil dhe i sigurt i Ballkanit Perëndimor është prioritet
Foto: Misioni i ShBA-së në NATO/X

Ruajtja e një rajoni të sigurt dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor është një prioritet për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, njoftoi misioni i SHBA-së në Aleancë. Njoftimi vjen pasi Misioni i SHBA në NATO priti gjashtë ekspertë nga Ballkani Perëndimor këtë javë, transmeton Portalb.mk.

“Këtë javë ne kemi pritur gjashtë ekspertë nga Ballkani Perëndimor – nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – në selinë e NATO-s, duke theksuar dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor”, theksohet në  deklaratën e Misionit të SHBA-së në NATO në platformën X.

Nga Maqedonia e Veriut, siç shihet nga fotografia e publikuar, janë të pranishëm Sasho Ordanoski dhe Radmila Shekerinska, e cila u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s muajin e kaluar.

Gjatë vizitës, siç thuhet në njoftim, u diskutua për angazhimin e të rinjve, paqen dhe sigurinë rajonale si dhe kundër ndikimeve të dëmshme, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, qofshin ato nga aktorë shtetërorë apo joshtetërorë.

Grupi i ekspertëve, gjatë vizitës, pati takime me zyrtarë të lartë, ku u prezantuan rekomandimet e tyre të politikave, si dhe u shkëmbyen idetë për hapat jetikë të nevojshëm për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin transatlantik.

Ndryshe, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më 19 nëntor emëroi Radmilla Shekerinska zëvendëssekretare të përgjithshme të ardhshme, duke theksuar se ajo beson vërtetë në NATO.

Shekerinska është zyrtarja më e lartë e NATO-s deri më tani nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.