Rigjykimi për organizatorët e 27 prillit, Prokuroria jep mendim për amnistimin e tre të akuzuarve

Seanca e sotme për gjykimin për rastin “Organizatorët për 27 prillin” është shtyrë për më 23 janar, pasi Prokuroria Publike dha mendim për zbatim të ligjit për amnisti për të akuzuarit Mile Janakieski, Spiro Risteski dhe Trajko Veljanovski. Siç informuan nga Gjykata Penale për AIM, gjykata mendimin e ka dorëzuar te palët në procedurë dhe […]

dhjetor 24, 2024 - 16:00
 0  3
Rigjykimi për organizatorët e 27 prillit, Prokuroria jep mendim për amnistimin e tre të akuzuarve

Seanca e sotme për gjykimin për rastin “Organizatorët për 27 prillin” është shtyrë për më 23 janar, pasi Prokuroria Publike dha mendim për zbatim të ligjit për amnisti për të akuzuarit Mile Janakieski, Spiro Risteski dhe Trajko Veljanovski.

Siç informuan nga Gjykata Penale për AIM, gjykata mendimin e ka dorëzuar te palët në procedurë dhe seanca është anuluar për më 23 janar, deri kur duhet të vendoset për kërkesën e palëve dhe mendimin e Prokurorisë.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë konfirmuar se kanë dhënë mendimin e tyre pas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, prej ku anuluan aktgjykimin e shkallës së parë për organizatorët e 27 prillit dhe tani rasti është në rigjykim në Gjykatën Penale.

Fillimisht, Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 korrik 2021 dënoi me gjithsej 25 vite burg katër të akuzuarit në rastin e njohur në opinion si “Organizatorët e 27 prillit”, përkatësisht 6 vite e gjysmë burg për ish-kryeparlamentarin Trajko Veljanovski, 6 vite e tre muaj burg për ish-ministrin e arsimit Spiro Ristovski dhe 6 vite e tre muaj burg për ministrin e transportit Mile Jankieski, si dhe gjashtë vite burg për ish-drejtorin e DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva.

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin procedura është ndërprerë për shkak se ndodhet jashtë shtetit.