Ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve kalojnë komisionin – Inspektorati ende pa paga e resurse

Shkup, 9 maj 2025 – Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, që parashikojnë heqjen e statusit juridik të këtij institucioni, kanë kaluar sot filtrin e The post Ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve kalojnë komisionin – Inspektorati ende pa paga e resurse appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 20:00
 0  4
Ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve kalojnë komisionin – Inspektorati ende pa paga e resurse

Shkup, 9 maj 2025 – Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, që parashikojnë heqjen e statusit juridik të këtij institucioni, kanë kaluar sot filtrin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, raporton Flaka Media.

Deputetët e shumicës vlerësuan se me këto ndryshime do të zhbllokohet situata aktuale dhe Inspektorati do të vihet sërish në funksion, duke zgjidhur edhe problemin e vonesave të pagave për të punësuarit, të cilët nuk kanë marrë rroga për më shumë se katër muaj.

Nga ana tjetër, Fronti Evropian, që propozoi gjashtë amendamente të rrëzuara nga shumica, shpreh dyshime për qëllimet e ndryshimeve. Deputeti Talat Xhaferi deklaroi se problemi nuk qëndron te mungesa e statusit juridik apo e buxhetit, por te mungesa e një drejtori me mandat të plotë, që do të mund të nënshkruante pagat.

Ai akuzoi se drejtori aktual, Arsim Idrizi, nuk ka kaluar testin e njohurive të gjuhëve të huaja, siç kërkohet me ligj. Por Qeveria e Maqedonisë së Veriut reagoi duke theksuar se problemi është teknik, për shkak të mospërputhjes me Ligjin për Organizimin e Administratës, dhe se pagat do të zhbllokohen sapo të përfundojë harmonizimi ligjor.

Ndërkohë, Inspektorati vazhdon të mbetet jofunksional, jo vetëm për mungesën e rrogave, por edhe për mungesën e resurseve elementare: nuk ka letër, toner, automjete zyrtare dhe i janë përgjysmuar zyrat që nga shtatori i vitit të kaluar.

Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të miratohet në seancë plenare dhe të kalojë me shumicë të dyfishtë (badenter), për shkak të ndjeshmërisë ndër-etnike të temës.

The post Ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve kalojnë komisionin – Inspektorati ende pa paga e resurse appeared first on Flaka, në çdo lajm... .