Mot relativisht më stabil javën e ardhshme, rritje të temperaturave në pjesën e dytëi
Mendimi për motin – 4.10.2024 – Trendi dyjavor Bazuar në trendet e fundit, në pjesën e dytë të javës vijuese paraqitet mot relativisht më i qëndrueshëm, me intervale me diell, por dhe me vransira kalimtare, por se me gjasa të ulëta për reshje. Temperaturat marrin një trend rritës deri në 24C e 25C në fundjavë. […]
Mendimi për motin – 4.10.2024 – Trendi dyjavor
Bazuar në trendet e fundit, në pjesën e dytë të javës vijuese paraqitet mot relativisht më i qëndrueshëm, me intervale me diell, por dhe me vransira kalimtare, por se me gjasa të ulëta për reshje. Temperaturat marrin një trend rritës deri në 24C e 25C në fundjavë. Pak sinjale për të reshura paraqiten ditën e diel e të hënë, më 13 e 14 tetor. Për momentin, kushte relativisht më të qëndrueshme priten në javën e tretë të tetorit, pas datës 14, në mes alternimesh të vransirave dhe intervaleve me diell. Mundësi për të reshura paraqiten tek në pjesën e dytë të javës së tretë të teorit. Temperaturat maksimale mbeten lehtazi mbi vlera mesatare, deri në 22C, e ato minimale zbresin në 7C e 8C.