Moti i lig/ përmbytje lokale, ndërprerje të rrymës, rrëshqitje të dheut…!
Pjesa perëndimore e vendit është në ndikimin e motit jostabil që ka rezultuar me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytje lokale. Pamjet që po i shihni vijnë nga Komuna e Dollnenit. Nuk bëhet fjalë për lum, por për rrugë të fshatit Zhitoshë të kësaj komune. Ndërkohë, Rajoni Dibër – Strugë mbrëmë tri orë e […]
Pjesa perëndimore e vendit është në ndikimin e motit jostabil që ka rezultuar me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytje lokale.
Pamjet që po i shihni vijnë nga Komuna e Dollnenit. Nuk bëhet fjalë për lum, por për rrugë të fshatit Zhitoshë të kësaj komune.
Ndërkohë, Rajoni Dibër – Strugë mbrëmë tri orë e gjysmë mbeti pa rrymë elektrike për shkak të rrufesë që kishte goditut trafostacionin kryesor në Hidrocentralin “Shpile” në Dibër.
Pa rrymë kishin mbetur Komunat, Dibër Qendra Zhupë dhe Rajoni i Rekës si dhe Komuna Mavrovë – Rostushë.
Ky rajon u godit nga mot I lig.
Për shkak të rreshjeve të shiut janë paraqitur edhe rrëshqitje të dheut në drejtimet rrugor Dibër – Mavrovë dhe Strugë kurse autoritetet bëjnë thirrje për vozitje me kujdes.
Metereologët, edhe për ditët në vijim, paralajmërojnë mot jostabil, vende – vende me reshje të rrëmbyeshme shiu, kurse lokalisht me mot të lig të përcjellë me shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar. /tvklan.mk