Moti i paqëndrueshëm në Maqedoni, stabilitet pritet në fundjavë
Instituti për Çështje Hidrometeorologjike parashikon që deri të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pritet që vende-vende të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje breshëri në formë stuhie. Megjithatë, sipas parashikimi të Institutit, do të ketë erë […]
Instituti për Çështje Hidrometeorologjike parashikon që deri të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pritet që vende-vende të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje breshëri në formë stuhie.
Megjithatë, sipas parashikimi të Institutit, do të ketë erë të fortë, mbi 60 kilometra në orë, nga drejtimi juglindor, përgjatë luginës së Vardarit.
Ata kanë paralajmëruar që të premten dhe të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturës. Ndërsa, nga e diela pritet sërish mot i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në raportin e Institutit për Çështje Hidrometeorologjike po ashtu theksohet që gjatë këtij muaji ka pasur një jostabilitet të theksuar të motit, i cili po vazhdon me po të njëjtin intensitet.