Policia e RMV-së ka kapur një të dënuar dhe e ka dërguar në “Idrizovë” për të vuajtur dënimin
Mëngjesin e sotëm, në orën 4, policia ka arrestuar një të dënuar me urdhër për vuajtje të dënimit me burg, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për A.I (35) nga Likova, i cili është dënuar me pesë vjet e shtatë muaj burgim për veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe […]
Mëngjesin e sotëm, në orën 4, policia ka arrestuar një të dënuar me urdhër për vuajtje të dënimit me burg, transmeton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për A.I (35) nga Likova, i cili është dënuar me pesë vjet e shtatë muaj burgim për veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, nga neni 215, trafikimi me qenie njerëzore nga neni 418 dhe falsifikimi nga neni 378 i Kodit Penal.
I dënuari kërkohej me urdhër për të vuajtur edhe tre vjet të tjera dënimi.
Personi është dërguar në INP ‘Idrizovë’ për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim”, thonë nga MPB.