Mozzik njofton se albumi i tij i ri do të publikohet më 14 qershor, 20 këngët e tij janë të gjitha me klipe
Reperi i talentuar dhe ndër figurat më emblematike të skenës hip-hop shqiptare, Mozzik, ka njoftuar një lëvizje të guximshme që pritet të ndryshojë rregullat e lojës në botën e muzikës. Prej disa kohësh, ai ka lënë të kuptohet se po punon intensivisht në albumin e tij të radhës, dhe tani ka bërë një zbulim që […]
Reperi i talentuar dhe ndër figurat më emblematike të skenës hip-hop shqiptare, Mozzik, ka njoftuar një lëvizje të guximshme që pritet të ndryshojë rregullat e lojës në botën e muzikës.
Prej disa kohësh, ai ka lënë të kuptohet se po punon intensivisht në albumin e tij të radhës, dhe tani ka bërë një zbulim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Mozzik ka zbuluar se albumi i tij i ardhshëm do të përmbajë jo më pak se 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me klipe të cilat do të lansohen më 14 qershor.
Ky angazhim i madh tregon se këngëtari ka vendosur të lërë gjurmë të patjetërsueshme në industrinë e muzikës.
Në një promo të publikuar, është konfirmuar edhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, si dhe pjesëmarrja e aktorit shquar Mensur Safçiu në disa prej klipeve.
Fansat dhe ndjekësit, të cilët tani numërojnë ditët deri në lansimin e mëtejshëm, presin me padurim të përjetojnë krijimtarinë e tij në një nivel tjetër. /Telegrafi/
View this post on Instagram