Muajin tjetër do të ketë takim bilateral ndërmjet ministrit të drejtësisë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Ministri për Drejtësi në Maqedoninë e Veriut, Igor Filkov, sot është pajtuar me homologen nga Kosova, Albulena Haxhiu, që në muajin shtator të ketë takim bilateral për zgjidhjen e disa çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk. “Janë dakorduar për takim të përbashkët ndërmjet dy ministrive në shtator për vazhdimin e diskutimit dhe aktiviteteve […]

gusht 6, 2024 - 00:30
 0  5
Muajin tjetër do të ketë takim bilateral ndërmjet ministrit të drejtësisë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova
Flamuri i Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup gjatë takimeve zyrtare. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ministri për Drejtësi në Maqedoninë e Veriut, Igor Filkov, sot është pajtuar me homologen nga Kosova, Albulena Haxhiu, që në muajin shtator të ketë takim bilateral për zgjidhjen e disa çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

“Janë dakorduar për takim të përbashkët ndërmjet dy ministrive në shtator për vazhdimin e diskutimit dhe aktiviteteve për çështje të interesit të përbashkët”, raportoi Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që dy palët janë pajtuar për mbështetje reciproke në zgjidhjen e prioriteteve në lidhje me drejtësinë.

Filkov u takua me Haxhiun në suaza të takimit që u zhvilluar sot (5 gusht) në Shkup ndërmjet delegacionit të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa çështje të hapura, si ekstradimi i të dënuarve në rastin “Monstra”, arrestimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletëarrestit të lëshuar nga Interpoli – Beograd, incidenti i presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, dhe çështje tjera si Rasti Kumanova.

Ndryshe, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Republikën e Kosovës përmes një note proteste ka reaguar ndaj problemit me presidenten Vjosa Osmani që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Ambasada e Kosovës në Shkup ka sqaruar që kjo nuk është nota e parë, siç ishte pretenduar në media.