Mucunski e kthen nipin e Ahmetit nga Brukseli. nuk ka treguar rezultate të mira në investime

Besian Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit dhe i dyshuar në rastin e keqpërdorimit të koncesionit për pasuritë minerale, nga 1 gushti i këtij viti nuk do të jetë më sekretar i parë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Një vendim i tillë është marrë me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Timço […] The post Mucunski e kthen nipin e Ahmetit nga Brukseli. nuk ka treguar rezultate të mira në investime appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 28, 2024 - 05:30
 0  8
Mucunski e kthen nipin e Ahmetit nga Brukseli. nuk ka treguar rezultate të mira në investime

Besian Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit dhe i dyshuar në rastin e keqpërdorimit të koncesionit për pasuritë minerale, nga 1 gushti i këtij viti nuk do të jetë më sekretar i parë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Një vendim i tillë është marrë me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili i ka ndërprerë marrëdhënien e punës nipit të Ahmetit dy vjet para asaj që shkruhej në kontratë.

Në vend të 1 majit 2026, mandati i Besian Ahmetit si sekretar i parë, sipas vendimit të miratuar, përfundon më 1 gusht të këtij viti.

Nipi i Ahmetit është i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 26.04.2023, kur është dërguar për punë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me përgjegjësi për shtetet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg) në detyrën e sekretarit të parë për një periudhë 3-vjeçare, duke filluar nga 1 maj 2023.

Vendimi është marrë dje dhe kundër tij mund të bëhet ankesë në Agjencinë për Administratë në afat prej 8 ditësh.

Besian Ahmeti është nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe vëllai i tashmë të famshmit Drin Ahmeti ndërsa të dy dyshohen nga MPB-ja për keqpërdorim të koncesionit për pasuritë minerale pasi policia zbuloi se nuk paguanin për koncesionin. Dëmi nga keqpërdorimi është mbi 1,6 milionë denarë, përkatësisht rreth 27 mijë euro.

The post Mucunski e kthen nipin e Ahmetit nga Brukseli. nuk ka treguar rezultate të mira në investime appeared first on InfoShqip.com.