Mundësi për shkarkimin e kryetarit të komunës para mbarimit të mandatit, planifikohet me ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale
Me ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale planifikohet edhe mekanizëm për shkarkimin e kryetarit të komunës para mbarimit të mandatit. Kjo do të rritë transparencën e të përzgjedhurve nga zgjedhjet lokale. Por kjo duhet në bazë të rregullave dhe kritereve që mos të ketë keqpërdorime, deklaroi anëtari i grupit të ekspertëve që po punojnë për […]
Me ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale planifikohet edhe mekanizëm për shkarkimin e kryetarit të komunës para mbarimit të mandatit. Kjo do të rritë transparencën e të përzgjedhurve nga zgjedhjet lokale. Por kjo duhet në bazë të rregullave dhe kritereve që mos të ketë keqpërdorime, deklaroi anëtari i grupit të ekspertëve që po punojnë për këto ndryshime, raportoi Telma, përcjell Portalb.mk.
“Do të mundohemi në bazë të këtij procesi të gjerë konsultimi të gjejmë zgjidhje të optimizuar ligjore, mënyrë të optimizuar që të reflektojë besimin, gjegjësisht mosbesimin e kryetarëve, që do të garantojë që në të ardhmen ajo nuk do të jetë objekt i keqpërdorimit”, deklaroi profesori Aleksandar Spasenovski, anëtar i ekipit të ekspertëve.
Ndryshimet ligjore planifikojnë edhe futjen e policisë komunale, ashtu që komunat do të ngarkohen që të kryejnë mbikëqyrjen komunale, pa mundësi që ajo të funksionojë sipas parimit duam apo s’duam.
Ndryshe, një nga nismat më të rëndësishme për vetëqeverisjen lokale është mundësia për deklarim në referendum për revokimin e kryetarëve të komunave, që do ta rrisë përgjegjësinë e liderëve lokalë dhe do të mundësojë kontroll më të madh nga ana e qytetarëve, kishte deklaruar më 4 dhjetor ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 24 shtator me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore te Ligji për Vetëqeverisje Lokale, duke mënjanuan zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj. Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator kishin votuar nevojën për procedimin e ndryshimeve me procedurë të shkurtuar te Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa më 12 shtator e mbaroi debatin.
- LEXO: Nismë për referendum për revokim të kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Propozim ligji parasheh që kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut të mund t’u merret mandati
- LEXO: Deputetët votuan ndryshimet ligjore, ashtu që në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- LEXO: RMV, Komisioni e kaloi Ligjin për vetëqeverisje lokale në lidhje me kryetarët e komunave
- LEXO: Me 58 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi rendin e ditës, në të huamarrja prej 500 milionë eurove nga Hungaria