Pas NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, edhe AUV dha dritë të gjelbër për përdorimin e ujit të pijshëm në Shkup
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka konfirmuar që uji në rrjetin e ujësjellësit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”, do të mund të përdoret për pije, transmeton Portalb.mk. Vlerësimet e tilla erdhën pasi kjo Agjenci ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, pas ndërhyrjeve që ndodhën gjatë fundjavës në […]
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka konfirmuar që uji në rrjetin e ujësjellësit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”, do të mund të përdoret për pije, transmeton Portalb.mk.
Vlerësimet e tilla erdhën pasi kjo Agjenci ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, pas ndërhyrjeve që ndodhën gjatë fundjavës në sistemin e ujit të pijshëm.
Agjencia sqaroi që “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ka kryer klorimin e ujit në rrjet, duke u kryer edhe analiza në nëntë pika, analiza kimike e mikrobiologjike që dhanë rezultate të mira.
Uji në ujësjellësin e Shkupit mundet pa pengesë të përdoret, që do të thotë se është i sigurt për pije, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” më 22 dhjetor. Vlerësimi vjen pas ndërprerjes së gjatë të ujit, kur pjesa më e madhe e kryeqytetit nuk kishte ujë për pije në rrjetin e ujësjellësit.
Pas paralajmërimit paraprak, pjesa më e madhe e Shkupit mbeti pa ujë nga orët e mbrëmjes të premten (20 dhjetor 2024). Uji filloi të kthehet në çezma rreth orës 18 ditën e ardhshme. Deri në mbrëmje, të gjithë komunat e Shkupit kishin ujë. Arsyeja për ndërprerjen ishin aktivitete për sanim, rekonstruksion dhe modernizim të rrjetit ujësjellës të qytetit.
- LEXO: NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Uji nga ujësjellësi i Shkupit i sigurt për pije
- LEXO: Arsovska: Përfundoi sanimi, uji do të kthehet për më së paku tre orë
- LEXO: ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit
- LEXO: Filloi operacioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – një pjesë e madhe e Shkupit pa ujë
- LEXO: Blerje të mëdha të ujit, heshtje në qytetin e Shkupit dhe “Ujësjellës Kanalizime, në spitale do të operohen vetëm pacientët emergjentë