Zgjedhjet në Himarë, Suli denoncon pas votimit: Komisioneri në Vranisht u kërcënua me jetë!

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, Marin Suli, pas votimit për kryetarin e ri të Bashkisë Himarë, dha një prononcim për mediat. Para kamerave, Suli denoncoi presionin dhe kërcënimet që sipas tij po u bëhen qytetarëve dhe komisionerëve të opozitës nga njerëz të botës së krimit dhe punonjës të administratës shtetërore. Suli foli me emra duke […]

gusht 4, 2024 - 23:30
 0  12
Zgjedhjet në Himarë, Suli denoncon pas votimit: Komisioneri në Vranisht u kërcënua me jetë!

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, Marin Suli, pas votimit për kryetarin e ri të Bashkisë Himarë, dha një prononcim për mediat.

Para kamerave, Suli denoncoi presionin dhe kërcënimet që sipas tij po u bëhen qytetarëve dhe komisionerëve të opozitës nga njerëz të botës së krimit dhe punonjës të administratës shtetërore.

Suli foli me emra duke akuzuar rivalët socialistë se kanë kërcënuar me jetë komisionerin e opozitës, në fshatin Vranisht.

“Zgjedhjet duhet të kishin shkuar shumë më mirë në një vend demokratik. Jemi në situatën ku administrata rilindase pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër votimi të mos gjesh mbi 10 deri në 15 nënpunës shteti që bëjnë presion. Bandat kriminale janë në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. S’janë një palë zgjedhje demokratike, janë zgjedhje të sforcuara. I bëj thirrje të gjithë himarjotëve të shkojnë e të votojnë një orë e më parë. Të mos kenë frikë nga presionet e maskarenjve, të rrugeçërve dhe bandave. Në Vranisht komisionerin tonë Ilia Gjiçalin e kanë kërcënuar me jetë. Në shkollën te lagjja 1 Maj po ashtu e njëjta gjë. Nënpunës të administratës dhe anëtarë të këshillit bashkiak Vlorë na kanë kërcënuar komisonerët. I kemi referuar në polici. Këto do të jenë objekt dhe subjekt denoncimesh dhe kallëzimesh penale pas mbarimit të procesit zgjedhor.”