Murtezani: Duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, pasi ai po bëhet problem edhe për vetë Bashkimin Evropian

Duhet ta mbrojmë procesin e anëtarësimit në BE nga bilateralizimi i mëtejshëm, sepse ai po bëhet problem edhe për vetë Bashkimin Evropian, thotë në një intervistë për MIA ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, transmeton Portalb.mk. “Bilateralizimi i procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk po bëhet problem vetëm për vendet kandidate, por […]

dhjetor 28, 2024 - 14:00
 0  4
Murtezani: Duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, pasi ai po bëhet problem edhe për vetë Bashkimin Evropian
Orhan Murtezani. Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane

Duhet ta mbrojmë procesin e anëtarësimit në BE nga bilateralizimi i mëtejshëm, sepse ai po bëhet problem edhe për vetë Bashkimin Evropian, thotë në një intervistë për MIA ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, transmeton Portalb.mk.

“Bilateralizimi i procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk po bëhet problem vetëm për vendet kandidate, por fillon të bëhet një problem serioz edhe për vetë Unionin, veçanërisht tani kur, në mbylljen e kapitujve të Malit të Zi dhe Kroacisë, janë paralajmëruar disa bllokada. Po ashtu, për vendet e tjera kandidate janë paralajmëruar bllokada të caktuara dhe bilateralizimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk i shkakton dëm vetëm vendeve kandidate, por edhe Bashkimit Evropian”, thotë Murtezani.

Ai thekson se shtetet anëtare dhe institucionet që përfaqësojnë Unionin janë të vetëdijshme për këto probleme dhe po i dëgjojnë argumentet tona me shumë vëmendje.

“Ne disa raste, së bashku me kryeministrin, jemi përpjekur të sqarojmë se obligimet e ndërmarra për realizimin e ndryshimeve kushtetuese mbeten si të tilla, ekziston vullnet politik dhe gatishmëri për t’i miratuar ato, megjithatë, ne duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, sidomos për një arsye shtesë, pasi projektimi i procesit të anëtarësimit është në realizimin e disa reformave dhe standardeve evropiane“, thekson Murtezani për MIA.

Ndryshe, derisa ditët e këtij viti numërohen në gishta, Maqedonia e Veriut ende ka detyra të pakryera, gjegjësisht zbatim të reformave të cilat duhet të përfundojnë deri në Vitin e Ri, gjë që i mundëson vendit marrjen e mbi 17 milionë eurove për vitin 2024 të destinuara nga Agjenda e Reformave. Njëra prej reformave, përkatësisht miratimi i një ligji, u bë para disa ditësh, ndërsa kanë mbetur edhe tre reforma të tjera, që për më pak se dy javë duket vështirë se mund të realizohet.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Në prill dhe maj 2024, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli, dy miliard do të jenë para pa kthim, ndërsa tjerat në formë të kredive. 750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.