Murtezi paralajmëron lehtësime kufitare dhe punësime masive për shqiptarët
Në një intervistë për podcastin “Fol me Nexhat Aqifin” në TV Festa, Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i Alternativës dhe anëtar i kryesisë së VLEN-it, bëri disa paralajmërime të rëndësishme që The post Murtezi paralajmëron lehtësime kufitare dhe punësime masive për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një intervistë për podcastin “Fol me Nexhat Aqifin” në TV Festa, Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i Alternativës dhe anëtar i kryesisë së VLEN-it, bëri disa paralajmërime të rëndësishme që lidhen me interesat jetike të qytetarëve – mërgimtarëve, punësimit të shqiptarëve dhe avancimit të shërbimeve publike në institucionet shëndetësore, përcjell Flaka
➤ Lehtësimi i kalimit kufitar në Tabanoc shumë shpejt do të funksionalizohet
Murtezi njoftoi se shumë shpejt do të funksionalizohet lehtësimi i kalimit kufitar në Tabanoc, një nga kërkesat më të kahmotshme të mërgatës shqiptare:
“Jam shumë i sigurt se para ardhjes së mërgatës për në vendlindje do të funksionalizohet edhe në Tabanoc, por edhe në disa pika tjera kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne nuk bëjmë thjesht muhabet në studio, por merremi me zgjidhje reale,” deklaroi Murtezi.
➤ Paralajmërohen mbi 2500 punësime të reja për të rinjtë shqiptarë
Lidhur me deklaratën e liderit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, për punësimin e mbi 2500 shqiptarëve para zgjedhjeve lokale, Murtezi e konfirmoi plotësisht:
“Atë që e ka paralajmëruar kryetari Zeqirija Ibrahimi është e saktë. Kemi bërë vlerësimet bashkë me partnerët në Qeveri. Dhe duke marrë parasysh përfaqësimin proporcional, ky numër është i arsyeshëm dhe i nevojshëm për administratën.”
➤ 39 punësime të reja në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë
Një tjetër lajm i rëndësishëm që Murtezi ndau ishte punësimi i 39 personave në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku deri më tani, sipas tij, ishin bërë manipulime me kontrata të paligjshme nga pushteti i kaluar:
“Të gjithë ata që ishin manipuluar më parë sot janë të punësuar me kontrata ligjore, me kontribute të paguara. Dhe jo vetëm 29, por paralajmëroj se numri i të punësuarve do të arrijë në 39 persona – të gjithë me vendime pune të rregullta.”
➤ “U mësova të flas maqedonisht” – Ironi për qasjen e ministrave të BDI-së
Në fund, Murtezi nuk kurseu ironinë ndaj ish-ministrave të BDI-së, duke risjellë në kujtesë një deklaratë të ish-ministrit të ambientit Naser Nuredini, i cili në një konferencë për shtyp kishte deklaruar me krenari:
“U mësova të flas maqedonisht” – një shprehje që sipas komentuesve, simbolizonte asimilimin politik dhe mungesën e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
VLEN, përmes përfaqësuesve si Murtezi, po synon të tregojë me vepra se politika mund të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe jo thjesht për përfitime personale e imazhe publike. Flaka Media
The post Murtezi paralajmëron lehtësime kufitare dhe punësime masive për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
