Musliu-Mihalit: Këto janë lotë krokodili të LVV-së për Gjykatën Speciale
Koordinatorja e Komiteteve në LVV, Dejona Mihali, dje përmes një postimi shkroi se para 9 viteve deputetët e PDK-së dhe LDK-së, votuan për themelimin e Gjykatës Speciale. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi i ka quajtuar “lot krokodili” të Lëvizjes Vetëvendosje e të Dejona Mihalit për Gjykatën Speciale. Musliu shkruan […]
Koordinatorja e Komiteteve në LVV, Dejona Mihali, dje përmes një postimi shkroi se para 9 viteve deputetët e PDK-së dhe LDK-së, votuan për themelimin e Gjykatës Speciale.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi i ka quajtuar “lot krokodili” të Lëvizjes Vetëvendosje e të Dejona Mihalit për Gjykatën Speciale.
Musliu shkruan se LVV në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk kanë votuar kundër Gjykatës Speciale, vetën janë shprehur se gjoja janë kundër.
“Krejt populli e dinë se pas Serbisë , LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Që të kuptohet drejt në Kuvendin e Kosovës LVV nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, ata vetem deklartivisht janë shprehur gjoja janë kundër Gjykatës Speciale derisa ne anën tjetër bartës politik të LVV-së kanë punuar nën-tokë per te themeluar Gjykaten Speciale.”
Ndonëse deklarativisht thotë që LVV ishte kundër themelimit të kësaj gjykatë, asnjëherë nuk ndërmorën veprim për ta ndaluar.
“Pra, LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe” sepse në prapavi punuan fort që kjo gjykatë të bëhëj. Sot, ata që dikur me mburrje pohonin se po e ndihmonin prokurorinë me dosje, janë anëtarë të kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. Sot, para Késhillit të Sigurimit të OKB-së, ministrja e Albin Kurtit merr lëvdata nga Serbia, për bashkëpunim në këtë çështje. Janë bashkëpunëtorë e bashkëqeverisës të po këtij Albin Kurti që në foltore te Kuvendit ka akuzu UÇK se ka ba krimet me makabre, të po këtij Albini që i thërriste “Hashim shko ne Hagë”.
E këtë Musliu po e quan parullë që nuk ishte shprehje e dëshirës vetëm e kryeministrit por edhe e përkrahësve të tij.
“Dhe kjo parullë nuk ishte shprehje e dëshirës vetëm e Albinit, por edhe e shume bashkëpartiakëve e përkrahësve te Kurti, njejtë siç ishte dëshirë edhe e Serbisë dhe armiqëve të lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. E këtë të krisur, për fatin e keq, po në Kuvendin e Kosovës, kundër çdo rregulli të demokracisë parlamentare e kontrabanduan në postin e kryeministrit të Kosovës.”
Musliu thotë se e gjithë kjo po ndodh në prag të zgjedhjeve.
“Tani në prag të zgjedhjeve, i gjendur para dështimit të tij të madh, e paska mxjerrë në fushbetejë “kryegestapon-ë” e tij Dejona Mihajlovsken për të filozofuar për patriotizëm. Çfarë hipokrizie! Çfarë mjerimi! Heshtni me mirë. Mos folni fare sepse ju njohjm mirë kushi jeni dhe për kënd punoni. E dijmë shumë mirë se po të kishit mundësi, asnjë pjesëtarë të UÇK-së nuk do ta lënit në liri.
“E dimë ne e do ta dinë brezat që vijnë se kush punoi për e kush kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona. ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhëti. Zgjedhjet erdhen, ju shkuat.”