Musliu-Shoshi: Rritja e së djathtës në Parlamentin Evropian, rrezik për Kosovën
Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi e ka komentuar rritjen e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian. Këto rezultate, paraqesin rrezik për Kosovën, vlerëson deputetja e PDK-së. Pasi sipas saj, fitorja e së djathtës do të ndikojë sa i përket fuqizimit të vendit tonë me ndërkombëtarët. Ajo deklaroi […]
Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi e ka komentuar rritjen e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian.
Këto rezultate, paraqesin rrezik për Kosovën, vlerëson deputetja e PDK-së.
Pasi sipas saj, fitorja e së djathtës do të ndikojë sa i përket fuqizimit të vendit tonë me ndërkombëtarët.
Ajo deklaroi për Front Online, se Kosova duhet të rrisë bashkëpunimin me shtetet anëtarë.
“E djathta është në ngritje e sipër, kjo është rrezik për Kosovën, sa i përket fuqizimit tonë në aspektin ndërkombëtar. Por ka rëndësi se sa do të bashkëpunojë Qeveria jonë me forcat që janë zgjedhë në PE por edhe me vendet e tjera të BE-së, por edhe me shtetet anëtare që janë njohëse të Kosovës, duhej të kishte një bashkëpunim të Kosovës me SHBA dhe Britaninë. Kosova me zgjedhësit e ri të BE-së, duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë e të mos ketë injorim”, deklaroi Musliu-Shoshi.