Mustafi: Emërimi i një serbeje nga Vranja në krye të Gjykatës në Preshevë përjashton komunitetin shqiptar nga vendimmarrja

Mustafi: Emërimi i një serbeje nga Vranja në krye të Gjykatës në Preshevë përjashton komunitetin shqiptar nga vendimmarrja Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi në një deklaratë për FrontOnline ka kritikuar këtë vendim, duke e quajtur atë një dëshmi të politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve. Sipas tij, ky emërim anashkalon dhe

dhjetor 8, 2024 - 19:00
 0  5
Mustafi: Emërimi i një serbeje nga Vranja në krye të Gjykatës në Preshevë përjashton komunitetin shqiptar nga vendimmarrja
mustafi:-emerimi-i-nje-serbeje-nga-vranja-ne-krye-te-gjykates-ne-presheve-perjashton-komunitetin-shqiptar-nga-vendimmarrja

mustafi:-emerimi-i-nje-serbeje-nga-vranja-ne-krye-te-gjykates-ne-presheve-perjashton-komunitetin-shqiptar-nga-vendimmarrja


Mustafi: Emërimi i një serbeje nga Vranja në krye të Gjykatës në Preshevë përjashton komunitetin shqiptar nga vendimmarrja

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi në një deklaratë për FrontOnline ka kritikuar këtë vendim, duke e quajtur atë një dëshmi të politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve. Sipas tij, ky emërim anashkalon dhe margjinalizon profesionistët shqiptarë, duke theksuar se në këtë Gjykatë janë vetëm 2 shqiptarë dhe 2 serbë, ndërsa kryetarja e re është nga Vranja. Kjo e bën situatën edhe më të pabarabartë, duke përforcuar përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në pozita kyçe.

‘’ Në një komunë me mbi 94% shqiptarë është dëshmi e politikave të vazhdueshme diskriminuese ndaj shqiptarëve. Ky vendim, që anashkalon dhe margjinalizon profesionistët shqiptarë, është shembull flagrant i trajtimit të pabarabartë në sistemin gjyqësor. Gjendja në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë është alarmante- nga 5 gjykatës, me pensionimin e njërit prej tyre këtë fund muaj, mbesin vetëm 2 shqiptarë dhe 2 serbë. Ndërkohë, kryetarja e re është nga komuniteti serb e madje edhe nga Vraja, duke përforcuar këtë balancë të pabarabartë’’, tha Mustafi për FrontOnline.

Mustafi ka kujtuar gjithashtu se reforma e gjyqësorit e vitit 2011, e cila shndërroi Gjykatën Themelore të Preshevës në një gjykatë më të largët në Vranjë, ishte një hap tjetër i margjinalizimit të shqiptarëve. Kjo reformë ka bërë që shqiptarët të kenë akses më të kufizuar në sistemin gjyqësor, duke i larguar ata nga vendimet e rëndësishme që ndikojnë në jetën e përditshme.

‘’Gjithashtu më lejoni të iu kujtoj se shuarja e Gjykatës Themelore në Preshevë me reformën e gjyqësorit më 2011 nën pretekstin “Drejtësia më afër qytetarit” ishte fillimi i margjinalizimit të shqiptarëve në gjyqësor sepse e largoj më se 40 km larg gjykatën themelore, përkatësisht në Vranjë nga vjen edhe zonja Kuzmanoviq’’, deklaroi Mustafi.

Në lidhje me emërimin e Kuzmanoviq, Mustafa ka theksuar se ky është një akt që përforcon politikat e diskriminimit dhe përjashtimit të shqiptarëve.

‘’Emërimi i një serbe nga Vranja në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë nuk është thjesht një vendim administrativ, por një akt që përforcon politikat e diskriminimit dhe përjashtimit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës’’, potencoi Mustafi.