Naim Bajrami demanton akuzat e VMRO-së: Shpifje dhe manipulim, gjithçka mund të evidentohet

Ish ministri i MSHIA-së Naim Bajrami ka demantuar lajmet se për një drekë ka harxhuar 48.500 denarëdhe Nga VMRO thonë se vetëm për proshutë janë paguar 10.000 denarë, shkruan InfoShqip. Në profilin e tij në Facebook, Naim Bajrami ka reaguar duke u shprehur se VMRO-DPMNE-së vazhdon të përhapë manipulime dhe intolerancë dhe se këto deklarata […] The post Naim Bajrami demanton akuzat e VMRO-së: Shpifje dhe manipulim, gjithçka mund të evidentohet appeared first on InfoShqip.com.

gusht 7, 2024 - 02:30
 0  6
Naim Bajrami demanton akuzat e VMRO-së: Shpifje dhe manipulim, gjithçka mund të evidentohet

Ish ministri i MSHIA-së Naim Bajrami ka demantuar lajmet se për një drekë ka harxhuar 48.500 denarëdhe Nga VMRO thonë se vetëm për proshutë janë paguar 10.000 denarë, shkruan InfoShqip.

Në profilin e tij në Facebook, Naim Bajrami ka reaguar duke u shprehur se VMRO-DPMNE-së vazhdon të përhapë manipulime dhe intolerancë dhe se këto deklarata të tyre janë shpifje dhe të pabaza pasi siç thotë ai çdo gjë është e dokumentuar.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Fabrika e gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së vazhdon të përhapë manipulime dhe intolerancë.

I mohoj kategorikisht akuzat e pabaza dhe shpifëse të bëra nga VMRO-DPMNE dhe mediat e lidhura me to. Pretendimi se unë si ish-ministër i MSHIA-së kam keqpërdorur kartelë zyrtare dhe shpenzuar 231.000 denarë për kafe është krejtësisht i pabazuar. Këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse një manipulim dhe një devijim nga fakti se ata që janë aktualisht në pushtet nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përfitim të prekshëm për shtetin dhe qytetarët, duke u fokusuar në propagandë.

Gjatë mandatit tim si ministër i MSHIA-së, e kam lënë institucionin në gjendjen më të mirë të mundshme, pavarësisht se kam trashëguar një sërë problemesh dhe parregullsish. Këtë mund ta konfirmojnë punonjësit e institucionit. Shpenzimet në fjalë ishin për takime zyrtare, jo për përdorim personal, dhe të gjitha dokumentet, fakturat përkatëse janë të aksesueshme publikisht në ministri.

Duke u bazuar në standarde të larta morale, etike dhe transparencë, i kam kontaktuar shërbimet, sektorin e finansave se të gjitha harxhimet që kanë të bëjne me kartelën zyrtare, edhe pse në ato harxhime nuk ka asgjë të kundërligjshme, sepse nuk kam paguar gjëra personale siç kanë bërë zyrtarët e VMRO-së vite me radhë, u kam bërë me dije se harxhimet do ti paguaj nga llogaria private. E kan ditur edhe ditën se kur do ta bëj pagesën, prandaj dhe kan shpejtuar me një press konferencë gjoja se paskan zbuluar krimin e madh! Ashtu siç edhe sot kam bërë, kam mbuluar shpenzimet e plota deri ne denarin e fundit! Nga vitet që kam punuar në sektorin privat une vetëm kam kontribuar për këtë shtet, dhe asnjëherë nuk kam keqpërdorë para të taksapaguesve! Të gjitha harxhimet gjate periudhës sa kam qenë ministër, nuk e kanë vlerën e harxhimeve një javore të funksionerëve te VMRO-së se kaluar e që qartazi po vazhdohet me avazin e vjetër edhe nga kjo garniturë e VMRO-së!

Naim Bajrami
Ish-Ministër i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë” përfundon ai./InfoShqip,com

The post Naim Bajrami demanton akuzat e VMRO-së: Shpifje dhe manipulim, gjithçka mund të evidentohet appeared first on InfoShqip.com.