Napoli pritet të transferojë treshen 200 milionëshe për ta fituar përsëri Scudetton
Scudetto do të mbetet në Napoli, Conte ka gati edhe tre transferime bombastike. Antonio Conte nuk ka ardhur te Napoli thjesht për të konkurruar: qëllimi është të fitohet sërish Serie A. Me këtë parim, skuadra nga jugu i Italisë po planifikon një merkato të nivelit të lartë me tre emra që mund të tronditin futbollin […]


Scudetto do të mbetet në Napoli, Conte ka gati edhe tre transferime bombastike.
Antonio Conte nuk ka ardhur te Napoli thjesht për të konkurruar: qëllimi është të fitohet sërish Serie A.
Me këtë parim, skuadra nga jugu i Italisë po planifikon një merkato të nivelit të lartë me tre emra që mund të tronditin futbollin italian: Darwin Nunez, Jadon Sancho dhe Federico Chiesa.
Conte synon të ndërtojë një skuadër të aftë për të konkurruar si në Serie A, ashtu edhe në Champions League.
Projekti, i mbështetur nga Aurelio De Laurentiis, ka treguar tashmë shenja serioziteti me afrimin e lojtarëve si Kevin De Bruyne dhe i riu Luca Marianucci.
Por ndikimi i vërtetë mund të vijë në javët në vijim, me përpjekjen për të afruar sulmuesin uruguaian të Liverpool-it.
Nunez, i tunduar nga ideja për të udhëhequr sulmin napolitan, ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar skuadër.
Shifrat e propozuara për pagën janë rreth 5 milionë euro në sezon, me një ofertë fillestare rreth 43 milionë euro për të bindur klubin anglez.
Ndërkohë, Giovanni Manna po punon intensivisht për të finalizuar transferimin e Sancho-s, i cili nuk bën më pjesë në planet e Manchester United dhe mund të largohet nga Old Trafford këtë verë. Konkurrenca është e fortë, por Napoli është favorit.
Në rastin e Chiesa-s, marrëveshja po merr formë si një huazim me opsion blerjeje. Anësori italian gjithashtu do ta mirëpriste një ndryshim ambienti, dhe ardhja e tij do të sillte ekuilibër dhe eksperiencë në krahë.
Kujtojmë se Nunez te Liverpooli ishte transferuar për 80 milionë euro, Sancho te United për 80 milionë euro dhe Chiesa te Juventusi për 45 milionë euro.
