Ndahet nga jeta kardiologu Agim Zeqiri – Taravari: I prekur sot nga humbja e një mikut tim
Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut të vlerësuar Dr, Agim Zeqiri nga Forina e Gostivarit e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një postimi në The post Ndahet nga jeta kardiologu Agim Zeqiri – Taravari: I prekur sot nga humbja e një mikut tim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut të vlerësuar Dr, Agim Zeqiri nga Forina e Gostivarit e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjete sociale, transmeton Flaka.
“Jam i prekur sot nga humbja e një mikut tim shumë të afërt, kardiologut Dr. Agim Zeqiri. Gjithë jetën u kujdes jo vetëm t’i shëronte zemrat e njerëzve, por edhe t’u jepte atyre mirësi dhe pozitivitet. Të qoftë dheu i lehtë doktor Agim! Zemrat që ishin puna jote sot na i ke mbushur me trishtim…”, ka shkruar Taravari.
Dr. Zeqiri është kujtuar nga shumë pacientë dhe kolegë si një profesionist i përkushtuar dhe njeri me vlera të larta humane.
Zeqiri shkollën fillore e ndoqi në fshatin Forinë, shkollën e mesme në Gjimanzin e Gostivarit, kurse studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës.
Dr. Agim Zeqiri ishte një kardiolog me përvojë mbi 30-vjeçare në fushën e sëmundjeve kardiovaskulare, i njohur për përkushtimin e tij ndaj pacientëve dhe kontributin në shëndetësinë e Gostivarit.
Ai ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar dhe ka qenë i angazhuar në promovimin e shëndetit të zemrës përmes edukimit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj pacientëve.
Dr. Zeqiri ka qenë gjithashtu i përfshirë në aktivitete edukative dhe ka kontribuar në përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve në fushën e kardiologjisë.
Me ndarjen e tij nga jeta, komuniteti mjekësor dhe pacientët humbën një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta humane.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën e tij. Gostivari Sot
The post Ndahet nga jeta kardiologu Agim Zeqiri – Taravari: I prekur sot nga humbja e një mikut tim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .