BDI: Qeveria e Mickoskit është shndërruar në një shumicë monoetnike – kërkohen zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski, duke e cilësuar si një shumicë parlamentare pa legjitimitet etnik dhe me dështime të thella The post BDI: Qeveria e Mickoskit është shndërruar në një shumicë monoetnike – kërkohen zgjedhje të parakohshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski, duke e cilësuar si një shumicë parlamentare pa legjitimitet etnik dhe me dështime të thella në ruajtjen e demokracisë ndëretnike.
“Qeveria e Mickoskit ka dështuar plotësisht në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike – shtyllës kryesore të stabilitetit afatgjatë të shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas partisë, me largimin e edhe një partneri shqiptar nga shumica, kjo qeveri është shndërruar tashmë në një qeveri monoetnike, e cila synon të “disiplinojë një popull të tërë konstituiv”.
BDI akuzon se në vend të reflektimit për dështimet, qeveria ka zgjedhur rrugën e arrogancës, shantazhit dhe presionit ndaj përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë për të siguruar një “mbështetje të rreme multietnike”.
“Funksionarët e qeverisë bëjnë kërcënime publike se do t’i ‘zë drejtësia’ ata që kritikojnë kryeministrin, ndërkohë që në prapaskenë zhvillohet një shantazh i turpshëm ndaj deputetëve dhe administratës”, thekson BDI.
Sipas BDI-së, çdo ditë që kjo qeveri refuzon kërkesat e shqiptarëve është një hap më shumë drejt përjashtimit të tyre nga proceset shtetërore. Prandaj, partia bën thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare si mënyrë për të rikthyer legjitimitetin dhe barazinë etnike në qeverisje.
The post BDI: Qeveria e Mickoskit është shndërruar në një shumicë monoetnike – kërkohen zgjedhje të parakohshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
