Ndërroi jetë gazetari i njohur, Sashe Dimovski

Gazetari Sashe Dimovski ka ndërruar jetë sot në moshën 47-vjeçare pas komplikimeve të gjata dhe të rënda shëndetësore. Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa së fundi ishte emëruar si anëtar i Komisionit për Falje nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Ai kishte një karrierë të […]

gusht 6, 2024 - 14:30
 0  7
Ndërroi jetë gazetari i njohur, Sashe Dimovski

Gazetari Sashe Dimovski ka ndërruar jetë sot në moshën 47-vjeçare pas komplikimeve të gjata dhe të rënda shëndetësore.

Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa së fundi ishte emëruar si anëtar i Komisionit për Falje nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Ai kishte një karrierë të pasur duke punuar në disa nga televizionet kryesore maqedonase si Kanal5, Sitel dhe ishte edhe themelues i një portali të quajtur svedok.mk. (INA)