“Ndërtesa po shkëlqen nga krenaria”, Ambasada amerikane ndriçohet me flamurin e LGBTQI+

Për “Javën e Krenarisë” që po mbahet në Prishtinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBTQI+. Përmes një postimi në rrjetin social, “X”, ambasada amerikane ka shkruar se ndërtesa e tyre ka shkëlqyer nga krenaria. “Ambasada jonë po shkëlqen nga krenaria. Ne e ndriçuam ndërtesën tonë […]

qershor 9, 2024 - 13:01
 0  6
“Ndërtesa po shkëlqen nga krenaria”, Ambasada amerikane ndriçohet me flamurin e LGBTQI+
“ndertesa-po-shkelqen-nga-krenaria”,-ambasada-amerikane-ndricohet-me-flamurin-e-lgbtqi+

“ndertesa-po-shkelqen-nga-krenaria”,-ambasada-amerikane-ndricohet-me-flamurin-e-lgbtqi+

Për “Javën e Krenarisë” që po mbahet në Prishtinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBTQI+.

Përmes një postimi në rrjetin social, “X”, ambasada amerikane ka shkruar se ndërtesa e tyre ka shkëlqyer nga krenaria.

“Ambasada jonë po shkëlqen nga krenaria. Ne e ndriçuam ndërtesën tonë teksa shënuam Javën e Krenarisë mbrëmë në Prishtinë. Ne qëndrojmë me komunitetin LGBTQI+ në mbështetje të dashurisë, diversitetit dhe barazisë për të gjithë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Të shtunën në Prishtinë dhjetëra persona marshuan në shënimin e Paradës së tetë të Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTQI+.