Ndryshime në qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë dhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja emrat që do t’i zëvendësojnë

Zv.ministër i Bujqësisë, Enio Civici është liruar nga detyra ditën e sotme. Civici ishte emëruar si zv.ministër i Bujqësisë në tetor 2021. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post. Vendimi: VENDIM PËR LIRIM NGA […]

gusht 28, 2024 - 20:00
 0  17
Ndryshime në qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë dhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja emrat që do t’i zëvendësojnë

Zv.ministër i Bujqësisë, Enio Civici është liruar nga detyra ditën e sotme. Civici ishte emëruar si zv.ministër i Bujqësisë në tetor 2021. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post.

Vendimi:

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ndërkohë, nga detyra është liruar edhe Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ai ishte emëruar më datë 24 janar të këtij viti dhe tashmë në vend të tij në këtë detyrë është emëruar Rafail Milo.

Vendimi:

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.