Medalja e dytë olimpike, Rama: Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së mundësit Islam Dudaev, që i solli Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë ka thumbuar edhe skeptikët teksa shprehet se “kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.” Postimi […]

gusht 11, 2024 - 14:00
 0  11
Medalja e dytë olimpike, Rama: Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së mundësit Islam Dudaev, që i solli Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë ka thumbuar edhe skeptikët teksa shprehet se “kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.”

Postimi i kryeministrit Rama:

“Ja edhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.”