Në Maqedoninë e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë ka pasur rritje të numrit të turistëve

Prej muajit janar e deri në muajin qershor, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Për 11.1 përqind është rritur numri I turistëve, ashtu që numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje për 14.4 përqind, ndërsa ai vendas për […]

gusht 12, 2024 - 21:00
 0  4
Në Maqedoninë e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë ka pasur rritje të numrit të turistëve
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Prej muajit janar e deri në muajin qershor, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Për 11.1 përqind është rritur numri I turistëve, ashtu që numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje për 14.4 përqind, ndërsa ai vendas për 3.3 përqnd.

Në muajin qershor janë regjistruar 119 751 turistë, 77 përqind prej të cilëve janë turistë të huaj. Këtë muaj gjithsej janë rezervuar 245 249 net, 72.4 përqind prej të cilëve për turistët e huaj.

Më së shumti turistë ka pasur nga Turqia (33 757), nga gjithsej 92 219 turistë të huaj të regjistruar në Maqedoninë e Veriut në muajin qershor.