Në Maqedoninë e Veriut janë aktivizuar të gjitha mekanizmat që mos të kemi ndërprerje të rrymës si në rajon, thotë Bislimovski
Janë aktivizuar të gjithë mekanizmat që të mos e ndjejmë edhe ne efektin domino nga ndërprerja e energjisë elektrike që sot ka prekur një pjesë të rajonit, thotë kryetari i The post Në Maqedoninë e Veriut janë aktivizuar të gjitha mekanizmat që mos të kemi ndërprerje të rrymës si në rajon, thotë Bislimovski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Janë aktivizuar të gjithë mekanizmat që të mos e ndjejmë edhe ne efektin domino nga ndërprerja e energjisë elektrike që sot ka prekur një pjesë të rajonit, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.
Komisioni është në komunikim me operatorët e sistemit të transmisionit dhe organet rregullatore të vendeve që janë të prekura nga kjo situatë, ndërsa Bislimoski vlerësoi që situatat e këtilla si në rajon, tregojnë se investimet janë vendimtare për sektorin e energjisë dhe duhet të jenë prioritet.
“Lajmi kryesor i sotëm në rajon se pothuajse i gjithë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina dhe një pjesë e Kroacisë kanë mbetur pa energji elektrike është vetëm një konfirmim se investimet në energji duhet të jenë prioriteti numër një. MEPSO ka aktivizuar të gjithë mekanizmat që efekti domino të mos ndihet në vendin tonë. Nuk ishte edhe aq larg kur vendi, rajoni u përball me një “blekk aut” (kolapsi i rrjetit elektrik). Jemi në komunikim me operatorët e sistemit të transmetimit, si dhe me organet rregullatore të vendeve të prekura nga kjo situatë. Energjetika është e ndërthurur si enët e gjakut në trupin e njeriut. Po e përsëris: investime, investime dhe vetëm investime janë të nevojshme”, tha Bislimoski.
Ndryshe, pothuajse i gjithë Mali i Zi, si dhe rajoni kroat i Dalmacisë dhe pjesë të Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë, kanë mbetur pa energji elektrike.
The post Në Maqedoninë e Veriut janë aktivizuar të gjitha mekanizmat që mos të kemi ndërprerje të rrymës si në rajon, thotë Bislimovski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .