Në Maqedoninë e Veriut ka dobësi në zbatimin e masave për punësim, konstatoi Revizioni
Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar parregullsi në punën e Agjencisë për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2023, transmeton Portalb.mk. Revizorët kanë konstatuar dobësi në zbatimin e masave për punësim në vitin 2023 dhe shpërndarje jo të barabartë të fondeve për rajonet pyjore. Në raportin revizor është theksuar se për pagesën e […]


Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar parregullsi në punën e Agjencisë për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2023, transmeton Portalb.mk. Revizorët kanë konstatuar dobësi në zbatimin e masave për punësim në vitin 2023 dhe shpërndarje jo të barabartë të fondeve për rajonet pyjore.
Në raportin revizor është theksuar se për pagesën e mjeteve financiare për kompensim në të holla të papunësisë në vitin 2023 janë paguar mjete në vlerë të përgjithshme prej 1.305.639.000 denarëve gjegjësisht 21 milionë euro dhe se vërehet trend i uljes në krahasim me vitin 2022, përkatësisht janë paguar më pak se 102.071.000 denarë.
“Në pagesën e shpenzimeve mbi këtë bazë, është konstatuar se në disa nga rastet e mbuluara nga auditimi, dokumentacioni ishte i paplotë, gjegjësisht është konstatuar mungesa e një pjese të dokumentacionit të kërkuar, që vjen si pasojë e mungesës së shpejtësisë në punën e disa qendrave të punësimit dhe një pjesë e dokumentacionit sigurohet ose përgatitet pas skadimit të afatit të përcaktuar ligjor që i përket shkëmbimit të vendosur elektronik të mungesave dhe ndërlidhjes së evidencave mes Agjencisë dhe Fondit për Sigurim Pensional Invalidor”, theksohet në raport.
Pjesa më e madhe e mjeteve për programet dhe masat aktive të punësimit janë paguar për masën e mbështetjes dhe të vetëpunësimit (sipërmarrjes).
Revizioni ka konstatuar edhe lëshime në aktivitetet për trajnime në IT mjeshtëri që është një nga qëllimet e Agjencisë së punësimit. Në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar 1.4 milionë euro për masën “Trajnim për përvetësimin e aftësive në fushën e aftësive të avancuara të IT-së”, ku vetëm 22 përqind e kandidatëve e kanë kryer me sukses trajnimin.