RMV, i punësuari 60 vjeçar në ministri dyshohet se kundërligjshëm ka privatizuar një tokë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrinë e Financave në lidhje me zyrtarizmin e procedurave për privatizimin e një toke, transmeton Portalb.mk. “RPB në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj 60 vjeçarit A.M. nga Struga nën dyshimet e bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrinë e Financave në lidhje me zyrtarizmin e procedurave për privatizimin e një toke, transmeton Portalb.mk.
“RPB në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj 60 vjeçarit A.M. nga Struga nën dyshimet e bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “punë e pandërgjegjshme në shërbim”. Ai ishte i punësuar në Ministrinë për Fiancnave – Drejtoria për pronë – punë juridike”, sqaroi Policia.
Ai dyshohet se ka përdorur numrat e regjistrit që ishin caktuar për kërkesat tjera me qëllim procedimin e privatizimit të një vendi. Me veprimet e tilla, ai I ka mundësuar disa qytetarëve që të përvetësojnë kundërligjshëm pasuri.