Në prag të 18 gushtit – Ditës së ARM-së, Siljanovska Davkova emëroi Sashko Lafçiskin shef të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në prag të 18 gushtit, Ditës së Ushtrisë, nënshkroi dekret për avancimin e gjeneral Sashko Lafçiski në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës. Me dekret të Presidentes Siljanovska Davkova, për shkak të skadimit të mandatit të tij, është shkarkuar nga detyra shefi aktual […]
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në prag të 18 gushtit, Ditës së Ushtrisë, nënshkroi dekret për avancimin e gjeneral Sashko Lafçiski në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës. Me dekret të Presidentes Siljanovska Davkova, për shkak të skadimit të mandatit të tij, është shkarkuar nga detyra shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe është emëruar Këshilltar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës për gatishmëri luftarake dhe operacionet,, transmeton Portalb.mk.
Dorëzimi ceremonial i detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm do të bëhet në ditën e Armatës, 18 gusht.
Ndryshe, në të gjitha kazermat, përkujtimi i 18 gushtit, Ditës së Armatës, nisi me nderim për pjesëtarët e rënë dhe vendosjen e kurora lulesh mbi monumentet. Me atë rast delegacionet e Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes, kabinetit presidencial vendosën lule mbi varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov dhe gjeneralit Mihailo Apostolski në varrezat e qytetit Butel në Shkup.
Ndërkohë edhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së bashku me zëvendësministrin e Drejtësisë, Alen Dereban dhe zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekoli Shaqiri, vendosën lule të freskëta në varrezat të e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Kligorov dhe komandantit gjeneral Mihajlo Apostolski.
Ceremonia qendrore për Ditën e Ushtrisë dhe 32 vjetorin e formimit të saj do të mbahet të dielën në Ohër.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka mbushur plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.