Në RMV u miratuan ndryshimet ligjore për tregti, do të zhbllokohet ndihma evropianë në vlerë 4.4 milionë euro
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me procedurë të shpejtë propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare, si një rekomandim që vjen nga Agjenda për reforma, transmeton Portalb.mk. “Në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Ky Propozim i Ligjit […]
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me procedurë të shpejtë propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare, si një rekomandim që vjen nga Agjenda për reforma, transmeton Portalb.mk.
“Në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Ky Propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, është në bazë të Agjendës së reformave, e cila është pjesë përbërëse e Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian”, raportoi Ministria.
Ky ishte propozim i Ministrisë për Ekonomi dhe Punë, si një rekomandim i nxjerrë nga Agjenda për reforma. Përmes këtij ndryshimi, do të zhbllokohet ndihma evropiane për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 4.400.906 euro.
“Rregulla të reja për kompanitë shtetërore për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të pavarur joekzekutivë të Këshillit të drejtorëve, respektivisht anëtarëve të pavarur të Këshillit mbikëqyrës”, sqaroi Ministria, ashtu që anëtarët e pavarur duhet të kenë së paku katër vjet përvojë pune në fushën e financave dhe çështjet juridike.
Ndryshe, në Ankesat e Agjendës së Reformave, janë të përcaktuara qartë reformat prioritare dhe paratë që do t’i marrë pas përfundimit të këtyre reformave.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
Në prill dhe maj 2024, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli, dy miliard do të jenë para pa kthim, ndërsa tjerat në formë të kredive.
750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.
- LEXO: Ditët e këtij viti numërohen në gishta, RMV-ja ende s’i ka realizuar reformat që kushtëzojnë marrjen e 17 milionë eurove nga Brukseli
- LEXO: Agjenda reformuese e RMV-së identifikon një sërë sfidash, BE-ja do ta monitorojë zbatimin dhe do të vendosë për parat
- LEXO: Brukseli pret që me Agjendën reformuese RMV-ja të miratojë Kod të ri Penal dhe ligj për Prokurorinë
- LEXO: Mickoski dhe Murtezani prezantuan “Agjendën e reformave 2024-2027”, e cila pritet të miratohet nga KE