Në Tetovë po lind edhe një yll, Arianit Ramadani, i riu që shpejt u ngjit në skenën artistike

Arianit Ramadani është shembulli më i mirë i thënies, “zëri i mirë dëgjohet larg”. Është vetëm 21 vjeçar dhe tanimë e njeh gjithkush në Tetovë, si një yll në ngritje që me vokalin e tij ka prekur edhe zemrat e dashamirëve të muzikës në trevat e tjera shqiptare. Pasioni për muzikë ka lindur që në […]

maj 20, 2024 - 23:00
 0  13
Në Tetovë po lind edhe një yll, Arianit Ramadani, i riu që shpejt u ngjit në skenën artistike

Arianit Ramadani është shembulli më i mirë i thënies, “zëri i mirë dëgjohet larg”. Është vetëm 21 vjeçar dhe tanimë e njeh gjithkush në Tetovë, si një yll në ngritje që me vokalin e tij ka prekur edhe zemrat e dashamirëve të muzikës në trevat e tjera shqiptare.

Pasioni për muzikë ka lindur që në moshën 6 vjeçare. Arianiti ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës, ndërsa aktualisht është student në Fakultetin e Arteve, dega muzikë, në Universitetin e Tetovës. Me stilin e tij unik, është bërë tejet i kërkuar në mbrëmje të ndryshme rinore, zbavitëse dhe evente të ndryshme artistike. Aktualisht ka punuar disa covera të këngëve më të bukura, ndërsa së shoejti pritet të lansohet edhe kënga e parë autoriale e Arianitit.

Në linkun e më poshtëm mund të dëgjoni një nga coverat më të bukur ku Arianit Ramadani përveç këndimit, vetë luan edhe në kitarë.