Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje. Parashikimi i motit!

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk The post Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje. Parashikimi i motit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 19, 2025 - 16:00
 0  6
Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje. Parashikimi i motit!

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Sakaq, moti sot në mëngjes në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, vende vende mbi 60 km/h.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 8 gradë Celsiusë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes me vranësira ndërsa gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë celsiusë.

The post Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje. Parashikimi i motit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .