Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”, deri në 30 minuta pritje për hyrje-dalje nga vendi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga LAMM thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur. “Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje […]

gusht 28, 2024 - 11:00
 0  9
Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”, deri në 30 minuta pritje për hyrje-dalje nga vendi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga LAMM thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur.

“Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.