VLEN: Për planet e tyre për të nxitur tensione, BDI-së po ia tërheqin veshët si Miushit Miki
Nga VLEN thonë se agjenda reformuese e qeverisë së re është një konfirmim i drejtpërdrejtë se po punohet për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Thonë se akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë iluzione. “LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se […]
Nga VLEN thonë se agjenda reformuese e qeverisë së re është një konfirmim i drejtpërdrejtë se po punohet për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Thonë se akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë iluzione.
“LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka
monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi
partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të
vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte
prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar “agjendën e tyre” të
reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra?
BDI, megjithëse priti Lavrovin në Shkup, para zgjedhjeve kërkonte të
thuhej JO për Rusinë. Ali Ahmeti i gënjente satelitët e tij se SHBA nuk
do të lejonte që BDI të mos ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Jo
vetëm që shumica e shqiptarëve u thanë JO në zgjedhje, por tani ua
tërheqin veshët si Miushit Miki për planet e tyre për të nxitur
tensione. Prandaj, është koha që LSDM dhe BDI të dalin nga filmi i rremë
në të cilin jetojnë. Ne nuk jemi si ata që të përvetësojmë qëllime
strategjike nacionale që për nga natyra e rëndësisë tejkalojnë mandatin
e një Qeverie. Megjithatë, duhet të pranojnë se qeverisja e tyre e
papërgjegjshme dhe korruptive e ka larguar më shumë vendin nga BE-ja”, thuhet në reagimin e VLEN.